Pagine

February 1, 2013

Shkodra në mëngjese, Ernest Koliqi

Shkodra në mëngjese, Ernest Koliqi

Shkodra në mëngjese, Ernest Koliqi


Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi, e hjedh në liqe synin e qetë.

Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtëpija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.