Dy fitoret radhazi, veçanërisht ajo e së shtunës, në “Loro Boriçi”, e kanë kënaqur së tepërmi presidentin Agron Çela, i cili qëndron me “këmbë në tokë”.
Pas fitores së parë, natyrisht që ka pasur shumë emocione, sepse ka qenë rikthimi i tij pranë Vllaznisë. Përpos kësaj, ishte edhe një fitore ndaj skuadrës kampione në fuqi dhe kryesueses aktuale të kampionatit, madje në fushën e saj, ndaj dhe kishte vlera të mëdha. Por, presidenti Agron Çela ka pasur
të njëjtat emocione edhe të shtunën në mbrëmje, madje shumë më të mëdha se në Korçë. Arsyeja ka qenë e thjeshtë. Pragndeshja kishte sjellë një atmosferë krejt ndryshe në stadium, në krahasim me ndeshjet e pjesës tjetër të sezonit. Karnavale, fishekzjarre dhe festë kudo në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Në fakt, sa herë që në këtë stadium ka pasur festa të tilla, Vllaznia e ka pësuar. Pikërisht nga ky “fat i keq”, edhe presidenti Çela, deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ka qenë disi në ankth. Sapo ka përfunduar ndeshja, ai është hedhur përpjetë dhe për rreth gjysmë ore nuk ka mundur të largohet nga ambientet para stadiumit, sepse tifozët e shumtë kanë dashur ta urojnë dhe ta falënderojnë për ndryshimin e gjërave te Vllaznia. Vetë presidenti i klubit shkodran e shpjegon në këtë mënyrë atë çfarë përjetoi mbrëmjen e së shtunës, pas fitores me Kukësin: “Kanë qenë momente vërtet të këndshme për mua. Tifozë të shumtë vinin dhe më përshëndesnin dhe sigurisht që tek ata shikoja një gëzim të madh për fitoren e arritur. Sigurisht që edhe unë isha shumë i kënaqur. Arritëm të kthejmë tifozët në stadium, arritëm të organizojmë një festë të vërtetë dhe ajo që është më kryesorja, kjo festë u shoqërua me një fitore shumë të rëndësishme. Na ka ndodhur prej vitesh, që në ndeshje të tilla, të konsideruara festive, ta pësonim, por, për fat të mirë, këtë herë gjërat kanë shkuar në mënyrë të shkëlqyer, prandaj kemi të drejtë të festojmë”. Ndeshja Gëzimi është i ligjshëm, jo vetëm tek ai, por te të gjithë. Ky gëzim është parë qartë edhe gjatë ditës së djeshme në çdo ambient sportiv shkodran. Por, për ta arritur fitoren ndaj Kukësit nuk ka qenë e lehtë dhe këtë e thotë edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, i cili shprehet: “Ka qenë vërtet ndeshje e vështirë. E kishim parashikuar në fakt. Kukësi na vuri në vështirësi, ndërkohë që edhe ne luajtëm me kujdes, sepse donim të merrnim me çdo kusht fitoren. Këto tri pikë do të na ndihmojnë shumë për ecurinë e mëtejshme”. Luftëtari Kjo Vllazni nuk është më surprizë. Dy fitoret radhazi me dy prej skuadrave më të mira të kampionatit, ia kanë rritur shumë prestigjin. Megjithatë, shkodranët nuk kanë ndërmend të ndalen. Do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në Gjirokastër, ku do të luajnë ndeshjen e radhës. Presidenti Çela nuk dëshiron të “fluturojë”, por qëndron me “këmbë në tokë”, madje thotë se kjo transfertë do të jetë prova e së vërtetës. “E treta, e vërteta do të jetë për ne në Gjirokastër. Nëse duam ta vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, na duhet të fitojmë edhe me Luftëtarin. Besoj te kjo skuadër dhe, nisur edhe nga ajo çfarë po tregon në fushë, mendoj se mund t’ia dalim sërish”, - është shprehur ai. Nisja duket e mbarë. Dyshja Çela-Bushati ka marrë dy fitore në dy ndeshje. Vllaznia po ngjitet në renditje dhe vendi i tretë tashmë është vetëm dy pikë larg.
“Skuadra do të shpërblehet për çdo rezultat pozitiv”
Presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, ka pranuar dje për “Sportin shqiptar” se për skuadrën do të ketë sërish shpërblim. Ai ka thënë se futbollistët do të shpërblehen për fitoren me Kukësin dhe jo vetëm për atë. “Unë kam premtuar dhe do ta mbaj fjalën, ashtu siç e kam mbajtur gjithmonë. Skuadra do të shpërblehet edhe për fitoren e arritur ndaj Kukësit, madje e them publikisht se do t’i qëndrojmë afër dhe do të ketë shpërblime për çdo rezultat pozitiv, që do të arrijë”, - ka thënë numri 1 i klubit shkodran. Pikërisht ky ndryshim në krye të klubit, por edhe në stol, ka sjellë një klimë tjetër në radhët e kuqebluve. Nuk ka asnjë ndryshim në përbërje, për të mos thënë se skuadra është më e dobët, por në fushën e lojës ka shumë ndryshime. Dhe këto ndryshime kanë ardhur mbi të gjitha nga mbështetja, që i ka dhënë presidenti Çela dhe nga puna e trajnerit Bushati në stërvitje.
Skënderbeu dhe Flamurtari fitojnë me vuajtje
Andi Tanku
Kampionët në fuqi kanë rikthyer qetësinë e nevojshme në ekip pas fitores minimale të arritur me vështirësi në Fier përballë Apolonisë, e cila zhvilloi një lojë të pëlqyeshme, sidomos në fragmentin e dytë të lojës, por pa mundur të shfrytëzojë rastet e krijuara, kjo edhe si pasojë e aftësive të portierit Shehi. Pas këtij rezultati, Skënderbeu rikthen diferencën prej shtatë pikësh që ka me Teutën, e cila tashmë është dhe kundërshtari direkt i saj. Apolonia nga ana tjetër ka zbritur në vendin e fundit në renditjen e Superligës, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën e saj për mbijetesë. Skënderbeu shfaqi ngarkesë psikologjike gjatë ndeshjes, si pasojë e humbjes së një jave më parë, ku në disa raste u tregua apatike në lojë, por eksperienca dhe cilësia individuale e disa lojtarëve arritën të bënin detyrën në Fier. Ekipi i Apolonisë zhvilloi një lojë të shkëlqyer, ku krijoi disa raste të pastra për shënim, por Orges Shehi realizoi pritje vendimtare, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes. Në këtë sfidë u kontestuan dhe disa vendime të arbitrit, sidomos nga ana e fierakëve, të cilët pretenduan dhe për një penallti të padhënë. Flamurtari ka dalë për herë të parë këtë sezon me tri pikë nga fusha e vështirë e Laçit. Kuqezinjtë kanë mposhtur në sekondat e fundit të besuarit e Stavri Nicës, të cilët kanë pasur fatin e keq për të dalë të mundur nga kjo ndeshje. Pjesëmarrja në Kupat e Europës tashmë është komplikuar për Laçin, që deri 20 minuta para përfundimit të ndeshjes kryesonin 1-0. Takimi i ka ngjarë një “beteje” të vërtet sportive. Trajnerët Gjoka dhe Nica janë detyruar të luajnë me mungesa të rëndësishme, siç janë Vucaj dhe Memelli. Vendasit mbështeten te dyshja Emurllai-Blloku, e ndihmuar nga Nimani, ndërsa miqtë kundërpërgjigjen me Lenën dhe Sozën. Interesim mjaft i madh për ndeshjen Shkumbini- Tirana, vendimtare për të peqinasit. Dhe në fund tifozët peqinas kanë dalë të kënaqur nga stadiumi, pasi skuadra e zemrës ka marrë 3 pikët. Shkumbini ka fituar minimalisht, 1-0. Djemtë e drejtuar nga trajneri Kristaq Mile kishin vetëm një synim dhe e arritëm, falë një goli të shënuar nga Mustafaji me 11-metërsh. Ndërsa ndeshja e fundit e djeshme, ajo në Ballsh mes Bylisit dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim pa gola, një shans i humbur për vendësit, të cilët sa i përket objektivit për në Europë kanë lëshuar shumë terren në kampionat. Krutanët kanë dalë më të kënaqur me atë pikë dhe shpresojnë të sigurojnë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur.
Elvis Peza shpallet “non grata” nga klubi i Kukësit
Drejtuesit e ekipit verilindor nuk do ta lënë në heshtje kontestimin e gjykimit të ndeshjes në
Shkodër, ata do të çojnë animimin sot në FSHF.
Eduard Ilnica
Siç duket, deklarata e numrit një të klubit të Kukësit, Safet Gjici, nuk ka qenë emocionale sa i përket gjykimit të ndeshjes së fundit në Shkodër me Vllaznisë dhe Kukësit, ku kuqeblutë fituan me një gol ndaj verilindorëve. Sipas drejtuesve të Kukësit, humbja erdhi si pasojë e gjykimit keqdashës dhe jo nga gabime njerëzore të gjyqtarëve. Në fakt, edhe gjatë ndeshjes, por edhe pas saj, i nervozuar jo pak është parë edhe trajneri Cungu, i cili jo pak herë gjatë ndeshjes është parë të kontestojë veprimet e gjyqtarëve, sidomos anësorit që kishte pranë tij. Gazeta “Sporti shqiptar” ka kontaktuar me presidentin e Kukësit, Safet Gjici, për të sqaruar më shumë pse gjithë ky kontestim ndaj gjykimit, aq më tepër që në Shkodër gjithnjë është luajtur futboll. Ja si është përgjigjur numri një i Kukësit: “Në shumë ndeshje na është ngrënë haku, diku me një faull, diku me një pozicion jashtë loje, që kanë ndikuar edhe në pikë, por kësaj radhe në Shkodër gjyqtarët e bënë baltë. Janë disa momente gjatë lojës, por do t’u tregoj më pikantet. Po e nis që nga caktimi i gjyqtarëve, ku ne, duke parë se ishte ndeshja kryesore e javës, sidomos të shtunën, kishim kërkuar që ndeshjen ta gjykonte arbitër me stemë të FIFA-s. Kështu u ra dakord, kur shoh që gjyqtarët ishin ndërruar. Gjithsesi, nuk mund t’i paragjykoja, nuk e kam zakon dhe asnjëherë s’kam folur për gjykimin, edhe pse jam penalizuar nga ai. Gjyqtari Peza gaboi që në fillim, pa u shënu- Elvis Peza shpallet “non grata” nga klubi i Kukësit ar goli i Vllaznisë, teksa nuk na dha një 11-metërsh të pastër. Nëse do të kishim shënuar ne të parët, ju siguroj që do të kishim fituar me dy gola diferencë. Pas shënimit të golit të Vllaznisë, shkodranët u tërhoqën dhe duke pasur edhe ndihmën e gjyqtarëve, arritën qëllimin. Por nuk ishte vetëm penalltia, një pozicion i dhënë jashtë loje për ne në mënyrë flagrante, i cili u dha qëllimisht gabim. Nallbani duhej të kishte dalë me të kuq që në mesin e pjesës së dytë pas faullit të dytë të rëndë. Ndërsa për faullet mos hyjmë se gjejmë disa. Nuk janë pak. Minimalisht një pikë e kishim marrë, që për ne do të thoshte shumë, sepse Vllaznia është rivalja jonë.” Ndërkohë, presidenti Gjici pohon se nuk do ta lërë këtë çështje me kaq, teksa thotë: “Së pari, Elvis Peza nuk do të gjykojë kurrë më një ndeshje të Kukësit, së bashku me anësorin Qirici. Kjo është kërkesa jonë e parë. E dyta, do t’i drejtohem personalisht komisionit teknikogjykues ta shohë me vëmendje këtë ndeshje dhe ta pezullojë, pse jo, ta përjashtojë Pezën nga gjykimi. Kam investuar dhe po vijoj të investoj, janë mbi 1 milionë euro të hedhura vetëm nga unë, pa përmendur donatorët e tjerë. Nuk dua të më ndihmojë asnjë gjyqtar, kërkoj vetëm hakun tim. Ua kam falur edhe përqindjen në ndeshjen në transfertë, por jo të më masakrojnë, nuk ia fal asnjërit këtë. Prandaj do të insistoj fort që arbitra si puna e Pezës të largohen nga gjykimi. Do ta ndjek me vëmendje këtë çështje në FSHF, sepse asnjë nuk mund të tallet me djersën time”.