Pagine

March 2, 2013

Kur Enver Hoxha paralajmëronte Greqinë

Enver Hoxha
Marrëdhëniet ndonjëherë shumë të brishta që kanë shqiptarët me grekët e kanë burimin nga e kaluara. Edhe në kohën e komunizmin, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të acaruara dhe me një fjalorë të ashpër. Në kuvend, udhëheqësi i asaj kohe Enver Hoxha ka deklaruar se Shqipëria komuniste ka dashur marrëdhënie të mira me Greqinë, dhe me vendet e tjera fqinje. Nëse këtë nuk e dëshiron Greqia, aq po na prish, socializmi çdo ditë e më shumë lulëzon në Shqipëri.


“Me politikën e saj të drejtë dhe korrekte Republika Popullore e Shqipërisë ka synuar kurdoherë që me tre fqinjët që ka rreth e rrotull të rrojë në fqinjësi normale. Nëse ndonjërës prej tyre jo për fajin tonë nuk i pëlqyeka të ketë fqinjësi normale dhe korrekte, atëherë aq po na prish, socializmi çdo ditë e më mirë lulëzon në Shqipëri. Narkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë, për arsyen bindëse se Italia fashiste sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë më 1939-ën.
Sulmoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë të fashistit grekë që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni iu prishën të gjitha Republikës Popullore të Shqipërisë, se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte. Por ne e kemi për detyre t’ju paralajmërojmë: uleni bishtin se në rast se do të jeni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë. Nëse ju do të godisni kufijtë tona, ne do ju kthejmë në kërma.” - ka thënë Enver Hoxha.