Pagine

January 27, 2013

Përmbytjet në Shkodër, Banorët: Duam dëmshpërblimin

Permbytjet ne Shkoder, Banorët: Duam dëmshpërblimin
Kanë kaluar vite nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe askush nuk është kujtuar për dëmshpërblimet e banorëve të prekur nga këto përmbytje te cilat ishin fatale për ekonomitë e mijëra familjeve.

Në atë kohë kryeministri Berisha do të deklaronte se banorëve do tu kthehej cdo qindarkë për dëmin e shkaktuar nga hapja e portave të hidrocentraleve, por edhe pse kanë kaluar dy vite asgjë ky premtim nuk është bërë realitet.
"Për dëmshpërblimet flitet vetëm në kohë fushtash. Nuk flitet për t'i dhënë zgjidhje këtij populli që ka mbetur në rrugë të madhe. I japin kur kanë nevojë për të marrë votat”- thotë një banor, i prekur nga përmbytjet.

Rreth 30 milionë dollarë ishte fatura e konstatuar nga grupet e vlerësimit të dëmeve në Qarkun e Shkodres nga përmbytjet, faturë e cila iu faturua KESH-it.