Pagine

January 26, 2013

Shkodra vendlindja ime

Shkodra vendlindja ime
Shkodra Vendlindja ime, libër për klasat e 5-ta të shkollës 9-vjeçare : për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për vendlindjen. Autore Eranda Bilali dhe Alida Luka . Shtëpia Botuese "Erik", Tiranë 2008. Numri i faqeve 71.

Gjëja më e shtrenjtë! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona. Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës... Vendlindja është kjo tokë, këta gurë e drurë që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë. Lavdia e të parëve është dritë për pasardhësit! Është thirrja e kohës për të njohur Vendlindjen dhe kushtrimi i të parëve për të dashur atdheun.