Pagine

February 12, 2013

Karnavalet në Shkodër, tre ditë të veçanta për qytetin


Karnavalet e Shkodrës

janë kthyer në festë për të gjithë qytetin. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” dhe drejtorinë Rajonale, ka mbledhur në sheshin kryesor të Shkodrës, qindra banorë, të cilët me kostumet shumë ngjyrëshe i janë bashkuar kësaj feste tradicionale. Kreu i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ka deklaruar se ky eveniment, i bashkangjitet, të tjera aktiviteteve që Bashkia e Shkodrës po organizon për zhvillimin e turizmit kulturor. Karnavalet, këtë vit, janë menduar që të zgjasin më shumë në kohë, duke u shpërndarë në 3 ditë të organizimit të tyre, një festë e cila përfshin të gjithë qytetin e Shkodrës.