Pagine

February 12, 2013

Studentja nga Shkodra; Anxhelo Lekgjonaj më rrahu dhe tentoi të më përdhunonte

Studentja 23-vjeçare që u rrëmbye dhe u tentua të përdhunohej nga ish-i dashuri mbrëmjen e së premtes, rrëfeu dje detajet e ngjarjes gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor.

Vajza nga Shkodra, Malvina P., e cila ndjek masterin për drejtësi në një fakultet privat të Tiranës, hodhi poshtë justifikimet e të arrestuarit Anxhelo Lekgjonaj, që pretendonte se ajo ka shkuar më dëshirë me të, por nuk e mohoi faktin se ka pasur një lidhje më autorin. Përveç dëshmisë të së dëmtuarës, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe dy dëshmitarë
të ngjarjes, shoqen e 23-vjeçares, e cila po ashtu është rrahur nga autori, si dhe taksistin që i ka transportuar deri te moteli në Sauk të Tiranës. Të dyja këto dëshmi dhe raporti paraprak mjeko-ligjor, vërtetojnë deklarimet e studentes së rrëmbyer dhe hedhin poshtë pretendimet e të arrestuarit. Studentja e Juridikut, Malvina P. ka deklaruar se është njohur me autorin prej disa vitesh, qëkur ajo vazhdonte gjimnazin në Shkodër, dhe kanë pasur një lidhje bashkë, së cilës ajo i ka dhënë fund kur 24-vjeçari Lekgjonaj u arrestua për herë të parë për vjedhje. Gjatë kohës që ai ishte në burg ajo vazhdoi studimet në Tiranë, por u përball sërish me të së fundmi, kur Anxhelo Lekgjonaj kishte përfunduar dënimin, por ishte shpallur sërish në kërkim për vjedhje. Nga deklarimet e së dëmtuarës dhe të dy dëshmitarëve, ngjarja rezulton ta ketë zanafillën para konviktit të universitetit privat, në rrugën “Jordan Misja”, ku autori ka rrahur ish-të dashurën dhe shoqen e saj. Më pas i ka telefonuar taksistit që i ka transportuar deri në Sauk. Ky i fundit ka lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë në motelin ku ndodhej studentja, duke parandaluar përdhunimin dhe ka arrestuar autorin.

DËSHMIA E STUDENTES

“Me Anxhelo Lekgjonajn jam njohur në Shkodër kur unë vazhdoja gjimnazin dhe kemi pasur një lloj lidhjeje, por nuk takoheshim shpesh. Më pas ai u arrestua dhe ra në burg për vjedhje, ndërsa unë vazhdova studimet për Juridik në Tiranë. E takova pasi doli nga burgu dhe i thashë që nuk duhej të takoheshim më bashkë, pasi nuk kishim asnjë lloj të ardhmeje…

Burimi: panorama.com.al