Pagine

February 5, 2013

Vllaznia dhe Tirana, në listën e skandalit të basteve

Vllaznia dhe Tirana, në listën e skandalit të basteve
Një ditë më parë policia europiane Europol ka sinjalizuar skandalin më të madh të basteve në histori. Bëhet fjalë për 380 ndeshje të manipuluara mes vitit 2008 dhe 2011, 300 ndeshje janë shumë të dyshuara dhe për këto janë 425 futbollistë, zyrtarë, gjyqtarë apo kriminelë. Fitimet e arritura sipas Europolit me trukimet e ndeshjeve shkojnë deri në 8 milion euro ndërsa 2 milion janë
ryshfetet e shpërndara, raporton TCH.

Historia e trukimeve është e njohur edhe në Shqipëri, sepse prej vitesh ekzistojnë dyshime të forta për përfshirjen e klubeve shqiptare në trukimin e ndeshjeve, sidomos të atyre të fillim sezonit në kupat europiane. Por asnjëherë nuk ka patur një hetim që t’i shkojë deri në fund këtyre çështjeve, ndërsa vetë klubet tona e kanë mohuar akuzën.

Por së fundi duket se do të jetë e vështirë që historia të mbetet vetëm në nivelin e thashethemeve. Burimet e një prej gazetave më të mëdha gjermane, “Bild”, sinjalizojnë sërish 2 klube shqiptare, nga më të njohurit dhe më të mëdhenjtë në vend, të dyshuar si të përfshirë në mega-historinë e trukimit të ndeshjeve.

Dhe bëhet fjalë pikërisht për ato dyshime të ngritura më parë për ndeshjet e tureve të para eleminatore të kupave të Europës. Sipas ‘Bild’, ndeshjet e akuzuara si të trukuara i përkasin vitit 2009 të Champions Leagues, Stabaek-Tirana, e cila ka përfunduar me rezultatin 4-0 dhe ndeshja kualifikuese e Europa League Rapid Vien-Vllaznia 5-0, bashkë me ndeshjen e kthimit në Loro Boriçi, Vllaznia-Rapid Vien 0-3.

Ne listen e bere publike ne numrin e fundit nga ‘Bild’ jane edhe 3 ndeshje të tjera, qe prekin skuadra jo shqiptare. Nderkohe qe nje dokument konfidencial i UEFA-s, i bere i njohur muajt e kaluar fliste per nje listë me 97 ndeshje shqiptare të trukura, mes kampionatit vendas dhe ndeshjeve nderkombetare ku skuadrat shqiptare kane luajtur, nje shifër kjo që na jep per fat te keq nje vend nderi ne listën e zezë për ndeshje të shitura ne kontinent.

Nuk thuhet nese ne zbulimet e fundit ka ende ndeshje apo skuadra te tjera te perfshira ne skandalin e madh te basteve. Por sipas ‘Bild’, ndeshjet e bera publike, e qe perfshijne Tiranen dhe Vllaznine nuk janë te dyshuara, por te vertetuara si ndeshje të shituara. Kjo sepse Europol ndryshe nga UEFA nuk merret thjesht me konstatimin, por hetim dhe me dërgimin e provave konkrete për arrestimin e protagonistëve në këto trukime. Në 13 vende janë përfshirë agjentë sekret të policisë europiane, të cilët kanë regjistruar 13 mijë telefonata dhe e-maile, nderkohe qe procedurat penale, sipas Europol sapo kanë filluar.