Pagine

February 28, 2013

Xhevahir Sukaj, dy gola në Championsin Asiatik

Xhevahir Sukaj
Shkodrani Xhevahir Sukaj tashmë është kthyer në sulmuesin titullar të skuadrës iraniane të Sepahan dhe ka arritur që në këtë sezon të shfaqet si lojtari më në formë i ekipit, duke shënuar me vazhdimësi gola. Prova e radhës ka qenë ajo e Ligës së Kampioneve të Azisë, ku Sepahan ka debutuar me një fitore 3-0 përballë Al Nasr, ku Sukaj ka qenë autor i dy golave.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutat 22 dhe 81 të këtij takimi, duke treguar se është në formë të mirë dhe se tani meriton të ketë edhe ai shansin e vetë me kombëtaren shqiptare të futbollit, ku çuditërisht vazhdon të injorohet nga trajneri De Biasi.
Justifikimi i trajnerit italian për cilësinë e lojës në kampionatet e Lindjes së Mesme bie në kundërshtim me veprimet e tij, pasi në radhët e Sepahan, aktivizohet një titullar i rregullt i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, i cili mbrëmë luajti si titullar për t’u zëvendësuar në minutat e fundit të ndeshjes.