Pagine

March 4, 2013

E pazakontë, bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin

Gruaja bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin
Njerëzit mendojnë se është diçka e pazakontë, por unë i dua të dy meshkujt dhe nuk mund të zgjedhë dot mes tyre.

Kështu shprehet, 33-vjeçarja Maria Butzki, nëna e dy fëmijëve e cila bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin e saj.

Kur Maria braktisi bashkëshortin e saj Paul për një tjetër mashkull, ajo e ndjeu shumë mungesën e tij dhe në të njëjtën kohë nuk mund të jetonte dot pa të dashurin e ri, Peter Gruman.


Kështu, mendoi një zgjidhje dhe Peter u transferuar për të jetuar në shtëpinë e saj në Barking, Londër.

Tashti, 33-vjeçarja Maria jeton me bashkëshortin, dy fëmijët Laura 16-vjeç dhe Amy 12-vjeç, si dhe me të dashurin e ri, Peter.

"Kur u ndava nga Paul ndjeva një boshllëk në jetën time. Por edhe ideja se nuk do të shihesha kurrë më me Peter më thyente zemrën. Kështu që jetesa me të dy meshkujt në të njëjtën shtëpi ishte e vetmja zgjidhje", shprehet gruaja.

Ndërkohë që Paul shprehet për të dashurin e ri të gruas: "Peter është njeri i mirë. Kur Maria u takua me të për herë të parë unë u ndjeva keq. Por pasi e njoha nga afër, kam kuptuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të dy adhurojmë peshkimin dhe gjithashtu ai është si një baba zëvendësues për fëmijët e mi", shprehet Paul.
Gruaja bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin
Ndërsa Peter shprehet se në këtë familje ndjehet mirë. "Shkojmë mirë. Nuk jemi xheloz me njëri-tjetrin për Marian", shprehet ai.

Peter fle në divan, Paul në një dhomë tjetër ndërsa Maria e ndan dhomën e gjumit me dy vajzat e saj.

"Asnjëherë nuk kemi fjetur të tre në të njëjtin shtrat. Kam marrëdhënie intime private me të dy meshkujt. Nëse Paul nuk është në shtëpi, Peter dhe unë kryejmë marrëdhënie intime, dhe e kundërta", shprehet gruaja.

"Familja" tashti po projekton ndërtimin e një banesa më të madhe, e cila do të jetë e rehatshme për të gjithë pjesëtarët.

Ndërkohë që gruaja është e pasigurt në lidhje me marrëveshjen që do të bëhet mes saj dhe dy burrave për mënyrën e fjetjes në shtëpinë e re.

Sakaq pranon se shumë prej miqve, familjarëve dhe të afërmve të saj e shohin këtë lidhje si tepër të çuditshme dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë.

"Ne kurrë nuk do të flemë në të njëjtin krevat. Jam shumë me fat që kam dy meshkuj të mrekullueshëm në jetën time", shprehet gruaja.