Lumi Kir ka dalë nga shtrati duke thyer argjinaturën mbrojtëse dhe duke dalë në rrugën që të çon në fshatit Bardhaj të komunës Rrethina. Prurjet e lumit Kir rrezikojnë 80 banesa.
Banorët bëjnë apel për ndërhyrje emergjente.
Prurjet janë të mëdha dhe rrezikohen 80 banesa. Kemi njoftuar Shtabin e Emergjencave" - bëjnë të ditur banorët informon korrespondenti në Shkodër Admir Agolli.
Ndërkohë që shifrat e dhëna dje nga prefektura e Shkodres në lidhje me sipërfaqen e përmbytur vijojnë të jenë kontradiktore nga ditë në ditë. Ndërsa të dielen pasdite nën ujë sipas prefekturës së Shkodres kanë qënë afro 4300 ha tokë bujqësore dhe 425 shtëpi të izoluara nga uji mengjesin e së hënës situata është përmirësuar krejt papritur sipas njoftimit të prefekturës me 3070 ha tokë bujqësore nën ujë dhe me 381 shtëpi të izoluara. Ky përmirësim nuk shpjegohet sesi ka ndodhur ndërsa reshjet e shiut kanë rifilluar dhe liqeni është pothuajse në të njëjtat kuota të 24 orëve më parë.
Në të gjitha njoftimet e shpërndara nga prefektura e Shkodres nuk jepet asnjë informacion mbi situatën në komunën e Velipojës ku nën ujë sipas kësaj komune gjendet fshatrat e Luarzit dhe Çasit. Një ditë shifrat ulen dhe një ditë tjetër ato rriten pa u shpjeguar nga askush sesi ndodh kjo gjë ndërsa sipërfaqja e zonës nën ujë vijon të mbetët po ajo e nga ana tjeter banorët po vuajnë pasojat e kësaj situate.