Pagine

March 19, 2013

News/Arrestohet Arjan Prroj, akuzohet për vrasjen e Marije Qukaj dhe Kolë Qukaj

Marije Qukaj dhe Kolë Qukaj
Policia kufitare në portin e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një personi, i cili akuzohet për vrasjen e dyfshitë, të mbesës dhe gjyshit, në një fshat të Shkodrës.
Vrasja e 17-vjeçares Marije Qukaj dhe gjyshit të saj 70-vjeçar Kolë Qukaj, në fshatin Kir të Shkodrës, ngjalli shumë polemika asokohe pas zbulimit të faktit se ishte bërë për motive hasmërie dhe prej përmbajtjes së kanunit, i cili nuk lejon që të qëllohet mbi një femër.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar i thanë se gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit të linjës Ancona-Durrës,
u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Arjan Prroj 34 vjeç, lindur e banues në Shkodër.
Mësohet se Prroj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbatje pa leje”.
38-vjeçari dyshohet se më 14 qershor, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë vrarë në fshatin Kir të Shkodrës 17-vjeçaren dhe gjyshin e saj teksa këta të fundit punonin tokën.