Pagine

March 26, 2013

Kënga e Rovena Stefa në filmin Dead man down

Rovena Stefa
Kënga e Rovena Stefës dëgjohet në filmin "Dead man down", ku luan aktori hollivudian Colin Farell. Ky është një film me regji të danezit Niels Arde Oplev, ku ka skena aksioni të ndërhturura me dramë dhe romancë.Përveç famës Rovena ka fituar dhe një sasi të konsiderueshme parash nga kontrata që ka nënshkruar me stafin e filmit.

Sipas menaxheres së këngëtares kjo këngë është zgjedhur nga vetë të huajt për të qenë e pranishme në një pjesë të filmit.
Në trajlerin 32 sekondësh të këtij projekti dëgjohet fare qartë kënga e këngëtares “Çka m’ka syri”.

Në këtë film luajnë dhe erma të tjerë të njohur të ekranit si Noomi Rapace, Terence Howard si dhe aktori me origjinë shqiptare James Biberi.

Vetë Rovena ka deklaruar për mediat kosovare se Magie Rodford, një nga personalitetet e njohura në industrinë e filmit, kishte konrtaktuar këngëtaren në vitin 2012 pasi kishte dëgjuar këngën "Malli" në You Tube.
Është hera e parë që një këngë shqiptare përdoret në një film të Hollywood-it.