I riu londinez Nick D'Aloisio shet per 30 milion dollar 'Summly', aplikacionin e tij, që përmbledhin lajme kompanisë Yahoo, por paratë e fituara do t’i menaxhojnë e ëma dhe i ati. 17-vjeçari arriti të fitojë miliona dollarë me anë të kësaj shpikjeje gjeniale, por nuk mund të harxhojë as edhe një prej tyre.
Ai arriti, që të përmbledhë lajmë të shumta deri në 400 karaktere. Gjithçka nisi kur ai ishte vetëm 15 vjeç duke bërë kërkime në Google për të përmbledhur informacione mbi leksionet e historisë, të cilat ishin të shumta.
Prandaj ideja ishte të përmblidhen tekste duke nxjerrë
esencën e tyre. I pari, që e besoi këtë ishte miliarderi i Hong Kong-ut , Li Ka-shing i cili investoi 250 milionë dollarë mbi këtë çështje.
Ndjekur menjëherë pas figurave të tjerë të famshëm si Ashton Kutcher Yoko Ono, Stephen Fry Wendy Murdoch. Deri në lançimin e versionit të ri: ai që erdhi në nëntor 2012 “Summly” është shkarkuar rreth një milion herë.
Tani ky lloj programi (shpjeguar në video) do të mbyllet për t’u hapur në një kompani gjigande si Yahoo, në të cilën D’Alosio do të jetë specialist. Po me shumën e parave ç’do të bëhet? 17-vjeçari thotë se për momentin një palë atlete Nike, pjesa tjetër në bankë.