Shkoder; Aleanca KuqeZi zhvilloi paraditen e ditës së dielë tubimin e saj politik në qytetin e Shkodrës, ku janë mandatuar sekretarët politikë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi është mirëpritur me ovacione nga mbështetësit e Aleancës KuqeZi, të cilët kanë bërë thirrje për largimin e qeverisë së shtetasit Sali Berisha. Kreu i AK është ndalur tek thirrja për tubimin në Tiranë për një "7 Prill pa Berishën". "Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga mashtruesi i izoluar në bunkerin e tij në Tiranë. Ka ardhur koha që të shporrim nga faqja e dheut tradhtarin dhe
koalicionin e tij, që punon në kurriz të shqiptarëve dhe kundër tyre”, deklaroi Spahiu. Gjatë këtij aktiviteti të Aleancës KuqeZi "Pishtari i Demokracisë" Zenel Mlika ka djegur publikisht dekoratën e dhënë. Ky akt sublim i z.Mlika është pritur me thirrje të mëdha për t’i dhënë fund keqqeverisjes së shtetasit Sali Berisha. Aleanca KuqeZi deklaron se djegia e dekoratave të dhëna nga shtetasi Berisha do të vijojnë te digjen në çdo qytet të Shqipërisë e mbi të gjitha në qytetet që janë konsideruar si bastione të partisë-shtet. Lideri i Aleancës Kuq e Zi u ndal gjitashtu tek pasuria e pushtetaraëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë lënë Shkodrën në harresë pikërisht sepse në planin e tyre të parë është pasurimi vetja, familjar dhe fisnor. “Tre makinat e Jozefinës vlejnë sa dy shkolla, të cilat do të shërbenin për të edukuar fëmijët shkodranë. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës është më i pasur se çdo ish-kryetar i PPSH-së. Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë, por kanë kryeministrin më të pasur në rajon, Europë dhe më gjerë” deklaroi Spahiu. Lideri i kuqezinjve deklaroi se Shkodra i ka tërhequr zvarrë dhe do t’i tërheqë gjithmonë zvarrë stalinistët dhe tradhëtarët.
Më tej të gjithë drejtuesit e Aleancës KuqeZi kanë inaguruar mashtrimet e shtetasit Berisha për zonën e Shkodrës. "Premtime të pambajtura të Berishës. Aleanca Kuq e Zi ka prerë shiritin e centralit bërthamor në Shkodër. AK, "Inaguron" mullinjtë me erë për energjinë eolike, që nuk u prodhua kurrë.