Pagine

March 13, 2013

LajmiFundit/Shkoder, breshëri dëmton prodhimet bujqësore dhe çatitë

Shkodra, Lajme News Sport Muzik Fotografi Video Shkoder
Pasditën e sotme, moti i alternuar me reshje e kthjellime, është shoqëruar nga një bresher i dendur, i cili ka krijuar ndjesinë e dëborës në Shkodër.

Rrebeshi ka krijuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Sipas të dhënave të para dëmet janë të konsiderueshme, sidomos në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës, ku ka rënë breshëri, por edhe në automjetet e parkuara në qytet.

Përveç dëmeve bujqësore janë dëmtuar edhe çatitë e shumë shtëpive Pavarësisht kësaj situate sipas burimeve nga prefektura, nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë problematike vijon të mbetet situata në komunën Rrethina të fshatin Bardhaj.