Pagine

April 6, 2013

Bujar Qamili, live në Pallatin e Kongreseve.

Bujar Qamili
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, do të japë sonte një koncert recital live në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtari rikthehet pas pesë vitesh me një koncert recital, në të cilin nuk do të mungojnë dhe shumë të ftuar si Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Muhamet Çekini dhe parodistët e Vlorës. Gjithashtu nga këngëtarët do të jenë të ftuar grupi i këngëtarëve shkodranë të njohur për këngën e tyre, por listës së këngëtarëve i shtohet edhe Artiola Toska dhe Shkëlzen Jetishi (Xeni).

Koncerti vjen me titullin "Aroma e këngës popullore". Janë rreth 18 këngë që do të interpretohen në këtë koncert recital dhe një pjesë e madhe e këngëve do të jenë live. Nuk mungojnë dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. “Do të kemi dhe duete, dhe janë këngë të reja që nuk janë interpretuar më herët. Janë kompozime të reja vetëm për këtë recital, si me Artiolën, por dhe me Shkëlzenin”, është shprehur në një deklaratë për mediat Qamili.

Sipas organizatorëve të koncertit, ka pasur një interes të madh për biletat dhe janë shitur mbi 2030 copë.