Pagine

April 6, 2013

News/Përmbytjet në Shkodër, Drejtoria e Bujqësisë bën inventarin e dëmeve

Përmbytjet në Shkodër, Aktualitet, Shkodra Lajme, Shkodra News
Drejtoria e Bujqësisë bën inventarin paraprak të dëmeve në bujqësi nga përmbytja e zonës së Nënshkodrës prej tri javësh. Sipërfaqja e përmbytur llogaritet të jetë rreth 4300 ha tokë bujqësore, ndërsa sipërfaqja e kultivuar arrin në 1900 ha. Përqindjen më të madhe të bimëve të mbjella dhe që janë dëmtuar nga përmbytja, e zënë bimët foragjere me rreth 1700 ha, me grurë janë dëmtuar 110 ha, sera 7 ha dhe bimë dekorative 41 ha. Ndërsa dëmet në gjënë e gjallë, nga të dhënat e deritanishme rezultojnë të jenë pothuaj të papërfillshme. Shifrat e mësipërme u bënë të ditura dje nga Gëzim Hardolli, drejtori i Bujqësisë në qarkun e Shkodrës. Aktualisht grupet e punës po monitorojnë situatën. “Me t’u krijuar një situatë e tillë, drejtoria e Bujqësisë ka ngritur grupet e punës për monitorimin e situatës së krijuar, si dhe u ngrit shërbimi veterinar për mbajtjen në mbikëqyrje të së gjithë zonës së përmbytur”, u shpreh Hardolli.