Pagine

Showing posts with label Henrik Lacaj. Show all posts
Showing posts with label Henrik Lacaj. Show all posts

January 26, 2013

Rrethimi i Shkodres, The Siege of Shkodra

Rrethimi i Shkodres, The Siege of Shkodra
“Rrethimi i Shkodrës” i Marin Barletit përkthehet për herë të parë në gjuhën angleze nga pastori ungjillor në Shqipëri David Hosaflook.
“Rrethimi i Shkodrës” (1504) i Marin Barletit i përkthyer në anglisht nga David Hosaflook (“The Siege of Shkodra”, 304 f., Onufri, 2012), promovohet sonte, ora 18.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Libri përshkruan historinë e rrethimit osman në qytetin e fortifikuar të Shkodrës. Sipas përkthyesit Hosaflook, ky libër është i rëndësishëm për të kuptuar të kaluarën sidomos marrëdhëniet midis Venedikut dhe Stambollit, për historinë e konfliktit fetar, ndër të tjera është një vepër letrare dhe estetike. “Sot anglishtfolësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”, thotë përkthyesi. Versioni në anglisht është përmirësuar me shënime të reja dhe ilustrime. “Rrethimi