Showing posts with label Lef Nosi. Show all posts
Showing posts with label Lef Nosi. Show all posts
February 26, 2018
Biblioteka e Tabakeve ne Shkoder
Një shekull më parë, ndoshta dhe më herët akoma, në të hyrë të Shkodrës, jo larg Xhamisë së Plumbit, gjendej një bibliotekë me libra të shumtë e dorëshkrime të rralla, të lidhura bukur, me kapakë të trashë dhe zbukurime prej ari. Krijuesi i bibliotekës u shndërrua në orakull. Pas kësaj biblioteka nisi të vizitohej edhe nga njerëz që vinin nga vende të largëta të botës. Dëshironin të dinin si do të ishte fati i tyre. E pyesnin orakullin për gjithçka, që nga çështjet familjare, punët e tregtisë, luftrat dhe paqen e deri te vdekja e mbretërve. Parashikimet e orakullit ishin gjithnjë të sakta, ndaj të gjithë e shihnin me adhurim, vendas dhe të huaj. Biblioteka ishte selia e tij, prej aty, ai i jepte përgjigje misterit. Biblioteka ndodhej në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, në lagjen e Tabakëve.