Pagine

Showing posts with label Rrezimi bustit te Stalinit ne Shkoder. Show all posts
Showing posts with label Rrezimi bustit te Stalinit ne Shkoder. Show all posts

February 26, 2018

Perpjekjet e para per rrezimin e bustit te Stalinit ne Shkoder

Në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit dhe për disa orë me rradhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti. Ajo demostratë masive e cila shënonte dhe protestën e parë antikomuniste pas më shumë se gjysmëshekulli të sundimit të regjimit të Enver Hoxhës, bëri bujë të madhe brenda e jashtë vëndit duke u komentuar edhe nga shumë stacione të huaja televizive nga më prestigjozët si ROJTER, RAI, BBC dhe Zëri i Amerikës. Po kështu ajo demostratë e 14 janarit të vitit 1990, tundi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB-së jugosllave. Përveç organeve të diktaturës që Ramiz Alia vuri në përdorim për shtypjen e asaj demostrate, ai mobilizoi edhe gjithë arsenalin e mjeteve të propagandës që dispononte regjimi i asaj kohe, duke thënë se: "Nuk tundet Taraboshi nga era".