Pagine

February 8, 2013

Hamdi Salihi në Kinë

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi është zyrtarisht sulmuesi i ri i skuadrës kineze Jiangsu Sainti FC. Lajmi është konfirmuar jo vetëm nga uebsajti i këtij klubi, por edhe nga ish-skuadra e tij, DC Junajtid. Sipas këtyre të fundit, Salihi ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar me skuadrën kineze në orët e para të ditës së djeshme një kontratë 1-vjeçare më të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Sakaq, jo zyrtarisht përflitet se shkodrani do të përfitojë rreth 700 mijë dollarë neto në sezon nga klubi kinez. Edhe pse përflitej se Salihi do kalonte tek ish-skuadra që pat drejtuar Ari Han
dhe Josip Kuzhe, Tianjin Teda, nuk ka ndodhur kështu. Sajti zyrtar i Jiangsu Sainti FC thotë se ata kanë firmosur tashmë me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke mbyllur kështu edhe dilemën e klubit të ri të shkodranit. Madje, në këtë njoftim klubi kinez në fjalë konfirmon faktin se sulmuesi shqiptar do të takohet me ekipin e tij të ri në Turqi, ku ndodhet për fazë përgatitore. Kujtojmë që edhe në shkurt të 2012-ës Salihi ishte shumë pranë largimit drejt Kinës, por në momentin e fundit ai “prishi” ose më mirë i dribloi kinezët për të firmosur për amerikanët e DC Junajtid. Skuadra kineze e Çangçun Jatait dha 450 mijë euro për kartonin e Salihit, në kohën kur ai ishte ende një lojtar i Rapidit të Vjenës, si dhe një rrogë prej 1.3 milionë eurosh për tre vjet kontratë. Marrëveshja u arrit dhe madje u konfirmua se nga Kina u transferuan edhe paratë në arkën e Rapidit, por duke përfituar nga fakti që në vendin aziatik merkatoja përfundonte më 2 mars, Salihi nuk hodhi firmën në kontratë, duke pritur për oferta të tjera. Në fund erdhi oferta e DC Junajtid dhe lojtari i refuzoi kinezët, duke kaluar përfundimisht te kjo skuadër.