Ura e Bahçallekut në qytetin e Shkodrës po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Pavarësisht se ajo ka fluksin më të madh të lëvizjeve, ura e Bahçallekut është lënë tërësisht në harresë.
Gropat e hapura në mes të rrugës që zhysin gomat e makinave, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut.
Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit, ura e Bahçallekut nuk është përfshirë në asnjë prej projekteve rikonstruktuese.
Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen në të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.