Pagine

Showing posts with label Shkoder. Show all posts
Showing posts with label Shkoder. Show all posts

February 22, 2013

News/Ura e Bahçallekut, drejt degradimit nyja lidhëse e qytetit

Ura e Bahçallekut, Shkoder
Ura e Bahçallekut në qytetin e Shkodrës po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Pavarësisht se ajo ka fluksin më të madh të lëvizjeve, ura e Bahçallekut është lënë tërësisht në harresë.

Gropat e hapura në mes të rrugës që zhysin gomat e makinave, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut.

Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit, ura e Bahçallekut nuk është përfshirë në asnjë prej projekteve rikonstruktuese.
Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen në të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

February 18, 2013

Perëndia e lashtë e vênës Bakhu në Kafen e Madhe të Shkodrës

Kafja e Madhe, Shkoder, Shkodra

Perëndia e lashtë e vênës Bakhu në Kafen e Madhe të Shkodrës


Para do ditve në muzg ose “në të ngrysur”, siç i thonë me toskërishte, u ndodhëm bashkë me prof. dr. Ahmet Osja, përpara “Bakhut të Kafes së Madhe”.
- Shife, shife, “gjynahi Zotit e mârre me met në kët gjendje Kafja e Madhe”!
- Po, ke të drejtë mor profesor Ahmeti. Vetëm “Kafen e Madhe”, si për çudi fati e ka pa me han të keqe!
- Hê pra mor burr.
Dhe, duke e pa me interes e vëmendje Bakhun, a thua se po e shifshe për herë të parë, papritur në memorien e

Statutet e Shkodrës, të drejtat dhe detyrimet e gruas në mesjetë

Statutet e Shkodrës

Statutet e Shkodrës, të drejtat dhe detyrimet e gruas në mesjetë


Statusi i gruas në Arbërinë mesjetare dhe studimet gjinore që kanë të bëjnë me Arbërinë mesjetare në përgjithësi është një fushë e kërkimit shkencor që nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë në historiografinë shqiptare. Kjo përpjekje për të ndriçuar pozicionin e gruas në këtë territor, që gjendet në kufijtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin do të bazohet kryesisht në burimet normative, dhe më specifikisht në Statutet e Shkodrës. Ndërsa e shohim statusin e gruas përmes kësaj pasqyre, duhet të mbajmë parasysh faktin që teksti normativ nuk reflekton domosdoshmërisht praktikat e përditshme, të cilat varjojnë nga rasti në rast. Kjo përpjekje tregon gjithashtu që kjo fushë kërkon më shumë punë empirike dhe krahasuese në të ardhmen.

Statutes e Shkodrës i kushtojnë një hapësirë të konsiderueshme pozitës dhe roleve të ndryshme që gruaja kishte në familje dhe në shoqëri. Aspektet e ndryshme të jetës së saj vizualizohen në mënyra të ndyshme duke

January 30, 2013

Shkodër, bora bllokon komunat e Dukagjinit

Shkodër, bora bllokon komunat e Dukagjinit
Bllokohen plotësisht komunat e zonës së Dukagjinit. Janë mbi 6 mijë banorë që nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit. Prej javësh ato i luten zotit që situata të përmirësohet.

Nuk kanë rrugë të hapura, nuk kanë sinjal telefonik tokësor apo mobil, nuk kanë sinjal televiziv dhe për të mbërritur deri në Shkodër u duhet të paktën gjysmë dite rrugë në këmbë. Ato nuk ngurojën të pohojnë se gjendja e tyre cdo vit e më shumë vështirësohet, sepse askush nuk mban përgjegjësi direkte për mbijetësën e këtyre familjeve. Cështja më madhore është ushqimi.

January 23, 2013

Ndahet nga jeta shkrimtari i humorit shkodran Paulin Selimi.

Paulin Selimi
Eshtë ndarë nga jeta shkrimtari i humorit shkodran, Prof. Paulin Selimi në moshën 66-vjeçare. Autori i skeçit të famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal”, ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Selimi njihej si penda dhe shpirti i aktorëve të shquar humoristëve shkodranë, të cilët bënë emër në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ndërsa në vitin 2002 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare.

Prej tij janë vënë në skenë qindra skeçe, monologje, komedi me një akt dhe pjesë nga humori i Paulin Selimit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Homazhet për shkrimtarin Selimi bëhen ditën e enjte prej orës 12:00 -14:00 ne Teatrin "Migjeni" në qytetin e Shkodrës.

*****

Paulin Selimi lindi në lagjen Gjuhadol të qytetit te Shkodres, më 11 nëntor 1947, në një familje me origjinë prej Dushmanit të Dukagjinit. Në qytetin e lindjes mbaroi 7 vjeçaren dhe gjimnazin, ndërsa studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë më 1969. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova" të Shkodrës. Nga viti 1991-2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marrë disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.

Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën "Gati orkestra "1972, "Një skeç për veten" në 1977, "Banor i shkallës së lartë" 1981, "Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra" (epigrame) në 1985, "E drejta e natës së parë" në 1994 dhe "Duel gjelash"në '97 dhe '99-tën dy botime.

Zhdrella drejt Vllaznisë

Mentor Zhdrella
Ish-futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella karrierën e tij futbollistike mund ta vazhdojë jashtë Kosovës.

Kapiteni i Hysit, ka gjasa që gjatë janarit të transferohet te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.

Ish-bashkëlojtari i Zhdrellës te 2 Korriku dhe Hysi, Kastriot Rexha, u ka propozuar drejtuesve të skuadrës shkodrane lojtarin, i cili në Kosovë tre herë radhazi ishte padyshim me i miri.

“Dëshira ime është ta kam sërish bashkëlojtar Mentor Zhdrellën. Për këtë arsye u kam propozuar drejtuesve të skuadrës sime ta transferojnë Mentorin, i cili ka kapacitet të jetë pjesë e Vllaznisë. Në parim të parë drejtuesit e Vllaznisë janë treguar të interesuar, e tash mbetet të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, ka thënë për Epokën e re, Rexha.

Zhdrella përveç Vllaznisë është në negociata edhe me skuadrën e Hajvalisë.

January 20, 2013

Gjakmarrja, pesë fëmijë të ngujuar në kasolle me lopën

Gjakmarrja, pesë fëmijë të ngujuar në kasolle me lopën.
Të ndodhur aty pa drejtësisht, të ngujuar nga një dorë vrasëse që i mori jetën të atit, 5 fëmijë dhe nëna e tyre jetojnë brenda një kasolleje, ku në një cep hanë ata dhe në një cep lopa. Një realitet i dhimbshëm në një nga fshatrat e Shkodrës, i treguar nga një prej mësueseve, të cilat çdo ditë përballen me historitë e patreguara të fëmijëve të ngujuar. Të pafajshëm, por të dënuar që të rriten mes katër mureve, pa shkuar në shkollë, pa shokë, ndoshta edhe pa jetë. Të jesh i ngujuar për ta është një paralajmërim i vdekjes,