Pagine

Showing posts with label ShkodraOnline Blog. Show all posts
Showing posts with label ShkodraOnline Blog. Show all posts

January 25, 2013

Dokumentar për aktorin Ndrek Luca

Ndrek Luca
“Të fala nga Ndrekë Luca”, dokumentari i Mevlan Shanajt, që do të shfaqet premierë në ekranin e Top Channel, do të sjellë një profil të panjohur të aktorit Ndrekë Luca, të cilin publiku e rigjen pas 20 viteve të gjata mungese fizike.

Ky kthim ishte dhe qëllimi i regjisorit Mevlan Shanaj, për ta njohur edhe njëherë Lucën, prej fëmijërisë së varfër në Shkoder e deri te shkëlqimi.

Me shprehjen e tij karakteristike, “të fala”, e cila më së miri mishëron dashurinë për Shkodrën, Ndrekë Luca rivjen në 22 dëshmitë e kolegëve dhe miqve, të cilët i kanë ruajtur thuajse të palëvizura kujtimet, tallazet njerëzore dhe ngjitjen e vështirë të aktorit në majën e kinematografisë shqiptare.

*****

Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në fshatin Xhan Dukagjin, aktor i mirënjohur shqiptar.

Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kelv Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Petro Markos.Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të semes në dramën “Toka jonë” e Marko Tope Osoja Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.

Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

Filmografia

Viktimat e Tivarit - (1996)
Balada e Kurbinit - (1990) Vuhan Pasha
Guri i besës - (1986) Zefi
Koha nuk pret - (1984) (TV) Cen Vrapi
Lundrimi i parë - (1984) Qazimi
Fundi i një gjakmarrjeje - (1983) Shpend Gollapi
Qortimet e vjeshtës - (1982) Rasim Aga
Nusja -(1980) Dem Mareci
Çeta e vogël - (1979) Dash Cubaku
Mysafiri -( 1979) shoku Gazmend, kryetar dege
Nga mesi i errësirës - (1978) Xha Meti
Udha e shkronjave - (1978) (TV) Ndrio
Pylli i lirisë - (1976) Lam Shllapi
Thirrja - (1976) Vat Marashbregasi
Tinguj lufte - (1976) Selimi
Në fillim të verës - (1975) Gjeneral Piçioni
Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gani Herri
Shpërthimi - (1974) Inxhinier Hasani
Shtigje të luftës - (1974) Ramazan Daci
Brazdat - (1973) Vëllai i Azemit
Operacioni zjarri - (1973) Pjetër Mustakuqi
Gjurma - (1970) Babai i Artanit
Njësiti guerril - (1969) Çekani
Prita - (1968) Komandanti Partizan
Plagë të vjetra - (1968) Gjini
Duel i heshtur - (1967) Kapter Rahmiu
Oshëtime në bregdet - (1966) Jonuz Bruga
Komisari i dritës - (1966) Dom Pali
Detyrë e posaçme - (1963) Tomori

January 23, 2013

Ndahet nga jeta shkrimtari i humorit shkodran Paulin Selimi.

Paulin Selimi
Eshtë ndarë nga jeta shkrimtari i humorit shkodran, Prof. Paulin Selimi në moshën 66-vjeçare. Autori i skeçit të famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal”, ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Selimi njihej si penda dhe shpirti i aktorëve të shquar humoristëve shkodranë, të cilët bënë emër në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ndërsa në vitin 2002 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare.

Prej tij janë vënë në skenë qindra skeçe, monologje, komedi me një akt dhe pjesë nga humori i Paulin Selimit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Homazhet për shkrimtarin Selimi bëhen ditën e enjte prej orës 12:00 -14:00 ne Teatrin "Migjeni" në qytetin e Shkodrës.

*****

Paulin Selimi lindi në lagjen Gjuhadol të qytetit te Shkodres, më 11 nëntor 1947, në një familje me origjinë prej Dushmanit të Dukagjinit. Në qytetin e lindjes mbaroi 7 vjeçaren dhe gjimnazin, ndërsa studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë më 1969. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova" të Shkodrës. Nga viti 1991-2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marrë disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.

Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën "Gati orkestra "1972, "Një skeç për veten" në 1977, "Banor i shkallës së lartë" 1981, "Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra" (epigrame) në 1985, "E drejta e natës së parë" në 1994 dhe "Duel gjelash"në '97 dhe '99-tën dy botime.

Papunësia dhe problemet sociale në qarkun e Shkodrës.


Problemet sociale në qarkun e Shkodrës: Ashtu si pjesa më e madhe e rretheve veriore të Shqipërisë edhe tre rrethet e Qarkut të Shkodrës: Shkodra, Puka dhe Malësia e Madhe, përballen me një nivel të lartë të papunësisë dhe ritme më të ulëta zhvillimi ekonomik, krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Drejtuesit vendorë pohojnë se, në bashkëpunim me komunitetin dhe donatorë të huaj, po bëjnë përpjekje për lehtësimin e problemeve sociale dhe të punësimit.

January 20, 2013

Sali Berisha: Shkodra, Rozafa e demokracisë!

Sali Berisha: Shkodra, Rozafa e demokracisë
Kryeministri Sali Berisha ka festuar 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demkoratike në Shkodër. Plot kënaqësi, kreu i qeverisë ka postuar në "Facebook" foto nga kjo ceremoni ku është takuar dhe përqafuar me shkodranët demokratë. Fotot janë shoqëruar me një tekst, ku Berisha shprehu mirënjohjen më të madhe ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Deklarata e plotë e Berishës në "Facebook".
“Në Shkodër, në entuziazmin e fitores! Dje festuam në Shkodër në mes të një entuziazmi të zjarrtë 22 vjetorin e themelimit te PD. Për mua ishte një rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj qytetarëve të këtij qyteti që për vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor sakrifikuan më shumë se kushdo tjetër në Europë, mijëra vite jetë te keputura dhe rini te rrenuara per te qendruar te pamposhtur si vigane liberatore ndaj regjimit hoxhist. Shkodra prej 22 vitesh eshte Rozafa e demokracise ne Shqiperi. Frymezim i madh dhe krenari e veçante eshte mbeshtetja e qytetareve fisnike te ketij qyteti per ne. Ata me shpirtin e tyre te lire kane me te kthjellte se kushdo tjeter vizionin per te ardhmen. Ndaj edhe dje stadiumi i lojerave me dore te qytetit "ngrihej" peshe nga qytetaret qe festonin me sloganin e fitores sonë të 23 qershorit, por në variantin shkodran. Ne jemi ndryshimi - Perpara, Perpara, Perpara!