Pagine

Showing posts with label Shkodra. Show all posts
Showing posts with label Shkodra. Show all posts

February 22, 2013

News/Ura e Bahçallekut, drejt degradimit nyja lidhëse e qytetit

Ura e Bahçallekut, Shkoder
Ura e Bahçallekut në qytetin e Shkodrës po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Pavarësisht se ajo ka fluksin më të madh të lëvizjeve, ura e Bahçallekut është lënë tërësisht në harresë.

Gropat e hapura në mes të rrugës që zhysin gomat e makinave, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut.

Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit, ura e Bahçallekut nuk është përfshirë në asnjë prej projekteve rikonstruktuese.
Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen në të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

February 17, 2013

Thrret Prizreni mori Shkodër

Thrret Prizreni mori Shkodër

Thrret Prizreni mori Shkodër


Thrret prizreni mori Shkoder
hajde te rrim se te kam moter
merre Durrsin e Tiranen
se na kshtu e gzojna nanen
un thrras Pej edhe Gjakov
Drenic Llap edhe Rugove
vjen Decani e Mitrovica
Kacaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj edhe Klina
hej kshtu n'kala s'bashku te rrina.

February 8, 2013

News/Ura e Bunës, grabitësit dëmtojnë mekanizmin e hapjes

Shkodra, Ura e Bunës, Shkoder
Grabitësit e kabllove elektrike dëmtojnë mekanizmin e hapjes së urës së re të Bunës. Pak ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 50 metra linear kabllo, si dhe kanë sjellë dëme të mëdha në funksionet e pajisjeve komanduese të ndriçimit të urës, por edhe të mekanizmit hapës të saj. Për drejtuesit e Ndërmarrjes së Rrugëve Rajonale, të cilët kanë në varësi këtë urë, po shikohet mundësia e vendosjes së një sistemi sigurie me kamera ose me roje private për të mbajtur nën mbikëqyrje urën, e cila ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Shkodrën, por edhe për vendin tonë. Nëpërmjet saj vendi ynë lidhet në rrugën më të shkurtër tokësore me vendet e Europës.

January 28, 2013

Përdor gruan shtatzënë për të trafikuar drogë

Duke shfrytëzuar gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla, 6 dhe 3 vjeçe, një i dyshuar për trafik droge, ka tentuar të kalojë 22 kg drogë nëpërmjet kufirit të Shqipërisë për në Itali.
Ngjarja është regjistruar në pikën e Muriqanit, ku 38-vjeçari ka tentuar të mashtrojë policinë, ashtu siç kishte mashtruar edhe familjen e tij, se po shkonte në Milano për të lindur fëmijën e tretë, që gruaja e tij mbante në bark, e cila

January 25, 2013

Lajmi fundit/Bllokohen në Velipojë 1 ton drogë dhe gomonia

Velipojë, drogë dhe gomonia
Policia Kufitare e Shkodrës ka zbuluar në brigjet e lumit Buna një sasi mbi 1 ton kanabis sativa, sasia më e madhe e zbuluar në qarkun e Shkodrës, e gatshme për t’u trafikuar. Lënda narkotike është zbuluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pranë rezervatit të gjuetisë, në fshatin Pulaj të Velipojës. Efektivët e Policisë kanë gjetur pranë dhe një gomone 15 metra të gjatë, me 2 motorë me 600 kuaj fuqi, me të cilën trafikantët kishin menduar ta transportonin lëndën narkotike. Rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së djeshme kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare ato që kanë identifikuar një mjet lundrues të fuqishëm, i cili është futur në derdhje të Bunës për t’u ndalur në breg të rezervatit në afërsi të fshatit Pulaj. Në kohën kur uniformat blu po i afroheshin vendit, kanë parë nga larg dy persona që ndodheshin brenda gomones, të cilët sapo kanë parë forcat policore, e kanë lënë gomonen në breg të Bunës dhe janë larguar menjëherë, duke shfrytëzuar edhe bimësinë e dendur të rezervatit. Nga kontrolli i zonës, rreth 20 metra larg gomones, u gjetën edhe pakot me drogë, të cilat do të ngarkoheshin në mjet. Sipas Policisë, dyshohet se lënda narkotike është futur në rezervat mesnatën e së mërkurës, nëpërmjet një automjeti të tonazhit të lartë, kamion tip “IFA”, nga ku më pas është shkarkuar në breg të Bunës. Sipas burimeve policore, duke u nisur nga fuqia e 2 motorëve të gomones, me 600 kuaj fuqi, mendohet që destinacioni i lëndës narkotike të ketë qenë Italia. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se nuk përjashtohet fakti që grupi i trafikantëve të ketë pasur bashkëpunim edhe me persona nga Mali i Zi.

January 23, 2013

Papunësia dhe problemet sociale në qarkun e Shkodrës.


Problemet sociale në qarkun e Shkodrës: Ashtu si pjesa më e madhe e rretheve veriore të Shqipërisë edhe tre rrethet e Qarkut të Shkodrës: Shkodra, Puka dhe Malësia e Madhe, përballen me një nivel të lartë të papunësisë dhe ritme më të ulëta zhvillimi ekonomik, krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Drejtuesit vendorë pohojnë se, në bashkëpunim me komunitetin dhe donatorë të huaj, po bëjnë përpjekje për lehtësimin e problemeve sociale dhe të punësimit.

Zhdrella drejt Vllaznisë

Mentor Zhdrella
Ish-futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella karrierën e tij futbollistike mund ta vazhdojë jashtë Kosovës.

Kapiteni i Hysit, ka gjasa që gjatë janarit të transferohet te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.

Ish-bashkëlojtari i Zhdrellës te 2 Korriku dhe Hysi, Kastriot Rexha, u ka propozuar drejtuesve të skuadrës shkodrane lojtarin, i cili në Kosovë tre herë radhazi ishte padyshim me i miri.

“Dëshira ime është ta kam sërish bashkëlojtar Mentor Zhdrellën. Për këtë arsye u kam propozuar drejtuesve të skuadrës sime ta transferojnë Mentorin, i cili ka kapacitet të jetë pjesë e Vllaznisë. Në parim të parë drejtuesit e Vllaznisë janë treguar të interesuar, e tash mbetet të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, ka thënë për Epokën e re, Rexha.

Zhdrella përveç Vllaznisë është në negociata edhe me skuadrën e Hajvalisë.