Pagine

Showing posts with label Lende narkotike. Show all posts
Showing posts with label Lende narkotike. Show all posts

January 28, 2013

Përdor gruan shtatzënë për të trafikuar drogë

Duke shfrytëzuar gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla, 6 dhe 3 vjeçe, një i dyshuar për trafik droge, ka tentuar të kalojë 22 kg drogë nëpërmjet kufirit të Shqipërisë për në Itali.
Ngjarja është regjistruar në pikën e Muriqanit, ku 38-vjeçari ka tentuar të mashtrojë policinë, ashtu siç kishte mashtruar edhe familjen e tij, se po shkonte në Milano për të lindur fëmijën e tretë, që gruaja e tij mbante në bark, e cila

January 25, 2013

Lajmi fundit/Bllokohen në Velipojë 1 ton drogë dhe gomonia

Velipojë, drogë dhe gomonia
Policia Kufitare e Shkodrës ka zbuluar në brigjet e lumit Buna një sasi mbi 1 ton kanabis sativa, sasia më e madhe e zbuluar në qarkun e Shkodrës, e gatshme për t’u trafikuar. Lënda narkotike është zbuluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pranë rezervatit të gjuetisë, në fshatin Pulaj të Velipojës. Efektivët e Policisë kanë gjetur pranë dhe një gomone 15 metra të gjatë, me 2 motorë me 600 kuaj fuqi, me të cilën trafikantët kishin menduar ta transportonin lëndën narkotike. Rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së djeshme kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare ato që kanë identifikuar një mjet lundrues të fuqishëm, i cili është futur në derdhje të Bunës për t’u ndalur në breg të rezervatit në afërsi të fshatit Pulaj. Në kohën kur uniformat blu po i afroheshin vendit, kanë parë nga larg dy persona që ndodheshin brenda gomones, të cilët sapo kanë parë forcat policore, e kanë lënë gomonen në breg të Bunës dhe janë larguar menjëherë, duke shfrytëzuar edhe bimësinë e dendur të rezervatit. Nga kontrolli i zonës, rreth 20 metra larg gomones, u gjetën edhe pakot me drogë, të cilat do të ngarkoheshin në mjet. Sipas Policisë, dyshohet se lënda narkotike është futur në rezervat mesnatën e së mërkurës, nëpërmjet një automjeti të tonazhit të lartë, kamion tip “IFA”, nga ku më pas është shkarkuar në breg të Bunës. Sipas burimeve policore, duke u nisur nga fuqia e 2 motorëve të gomones, me 600 kuaj fuqi, mendohet që destinacioni i lëndës narkotike të ketë qenë Italia. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se nuk përjashtohet fakti që grupi i trafikantëve të ketë pasur bashkëpunim edhe me persona nga Mali i Zi.