Ish-futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella karrierën e tij futbollistike mund ta vazhdojë jashtë Kosovës.
Kapiteni i Hysit, ka gjasa që gjatë janarit të transferohet te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.
Ish-bashkëlojtari i Zhdrellës te 2 Korriku dhe Hysi, Kastriot Rexha, u ka propozuar drejtuesve të skuadrës shkodrane lojtarin, i cili në Kosovë tre herë radhazi ishte padyshim me i miri.
“Dëshira ime është ta kam sërish bashkëlojtar Mentor Zhdrellën. Për këtë arsye u kam propozuar drejtuesve të skuadrës sime ta transferojnë Mentorin, i cili ka kapacitet të jetë pjesë e Vllaznisë. Në parim të parë drejtuesit e Vllaznisë janë treguar të interesuar, e tash mbetet të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, ka thënë për Epokën e re, Rexha.
Zhdrella përveç Vllaznisë është në negociata edhe me skuadrën e Hajvalisë.